Ish-kandidati i LVV-së i ashpër me Bulliqin: Është mbytur zëri kritik dhe është vendosur pushtet absolut

Aktuale

Ish-kandidati i LVV-së i ashpër me Bulliqin: Është mbytur zëri kritik dhe është vendosur pushtet absolut

Nga: A.SH Më: 26 shtator 2022 Në ora: 15:29
Shpejtim Bulliqi

Ish-kandidati i LVV-së, për kryetar të Podujevës, Ajet Potera, ka kritikuar udhëheqjen në Komunën e Podujevës, që në krye të saj është Shpejtim Bulliqi.

Bulliqi edhe këtë radhë është zgjedhur kryetar i qendrës së LVV-së në Podujevë, duke mos pasur kundërkandidat.

Potera ka thënë se “kjo Komunë nuk ka njëherë parti politike e politikëbërje me mendësi më ndryshe”, duke shtuar se “nuk ka meritokraci njejtë sikur në partitë e tjera”, pastaj “është mbytur zëri kritik dhe është vendosur pushtet absolut”

Postimi në Facebook:

Nga sot Komunën e Podujevës e karakterizon një mendësi e njejtë politike, pa as më të voglin e të vetmin dallim mes partive politike në këtë Komunë!

Për shumë vite radhazi u bë shumë përpjekje nga aktivistët e LVV-së, për të ndryshuar këtë mendësi politike në këtë Komunë (të paktën kështu është dukur), por ja ku përfunduam njejtë me të tjerët.

Disa gjëra shumë të rëndësishme që mungojnë e janë të njejta:

- Nuk ka demokraci të brendshme njejtë sikur në partitë e tjera.

- Ka korrupsion në qeverisje njejtë sikur në partinë e mëparshme.

- Kualicion me partinë e PAN-it që Lëvizja është ngritur duke e kritikuar shumë ashpër.

- Nuk ka meritokraci njejtë sikur në partitë e tjera.

- Është mbytur zëri kritik dhe është vendosur pushtet absolut.

- Mungon llogaridhënia e transparenca njejtë sikur në partitë e tjera etj.

Andaj kjo Komunë nuk ka njëherë parti politike e politikëbërje me mendësi më ndryshe! ...por me sa duket strukturave organizative politike të kësaj "komune" nuk po i duhet mendësi politike tjetër, janë mëse të mjaftueshëm e të kënaqur!

Por a janë të kënaqur qytetarët e kësaj Komune?

"E verteta asnjehere nuk e demton kauzen e drejte" M. Gandhi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat