Iu lakua emri për largim nga Vetëvendosje, reagon deputetja Arjeta Fejza

Aktuale

Iu lakua emri për largim nga Vetëvendosje, reagon deputetja Arjeta Fejza

Nga: A.SH Më: 26 shtator 2022 Në ora: 16:43
Arjeta Fejza

Emri i deputetes së VV-së, Arjeta Fejza u lakua në media për largim të mundshëm ng Vetëvendosje.

Për këtë ka reaguar vet deputetja, duke hedhur poshtë këtë lajm e duke shtuar se ditën e djeshme u votova për Kryetare të GVV-së.

Postimi në Facebook:

Në ditën e djeshme, u votova për Kryetare të GVV-së, për çka jam falenderuese ndaj të gjitha aktivisteve dhe anëtareve tona, ndërsa sot, disa portale kishin shpërndarë "lajme" se jam duke u larguar prej Lëvizjes. Kaq për saktësinë e tyre.

Urime strukturat e reja, punë e angazhim në drejtimin tonë progresist!

E jona Lëvizje❤️

VETËVENDOSJE!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat