Berisha: Osmani e Kurti po merren me zgjidhjen e problemeve globale, harrojnë problemet vendore

Aktuale

Berisha: Osmani e Kurti po merren me zgjidhjen e problemeve globale, harrojnë problemet vendore

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 11:26
Anton Berisha

Zyrtari i LDK-së, Anton Berisha, ka komentuar deklaratat e Presidentes Vjosa Osmani protestat e grave iraniane.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se dyshja Osmani dhe Kurti po merren me zgjidhjen e problemeve globale dhe jo me problemet e qytetarëve të Kosovës.

“Presidentja Osmani paska dalë në përkrahje të grave iraniane për të drejtat dhe liritëtë e tyre. E njëjta, në vendin që është vetë presidente, pas javësh debatesh mezi arriti të përmend kushtetutën si referencë e moshës së pjekurisë së gjinisë femërore.

Është evidente se dyshja Osmani-Kurti kanë marrë bajrakun e zgjidhjeve të problemeve globale e nuk marrin asnjë detyrim të zgjidhjes së problemeve në vendin e tyre. Edhe ashtu, më shumë kohë janë duke kaluar nëpër dynja!”, ka shkruar Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat