“320 mijë nxënës në Kosovë, Albini në Tokyo”, nga VV-ja i reagojnë Abdixhikut

Aktuale

“320 mijë nxënës në Kosovë, Albini në Tokyo”, nga VV-ja i reagojnë Abdixhikut

Nga: A.Zh Më: 27 shtator 2022 Në ora: 15:36
Albin Kurti dhe Lumir Abdixhiku

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas akuzave të kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, ndaj kryeministrit Albin Kurti, se ai ka ikur nga problemet në Kosovë, sidomos nga greva në arsim.

“Mbi 320 mijë fëmijë tash e një muaj janë pa mësim - rrinë në shtëpi - por Kryeministri i Kosovës zgjedhë të largohet për në Japoni. Paaftësi dhe papërgjegjësi! Ky njeri nuk di të qeverisë!”, ka shkruar Abdixhiku, në një postim në Facebook.

E zyrtari i Vetëvendosjes Avni Zogiani, ka pyetur Abdixhikun, se çka është dashur të bëjë Kurti me nxënësit, që sipas tij “ janë në pushim të dhunshëm”, përcjell Bota sot.

“320 mijë nxënës në Kosovë, Albini në Tokyo, ankohet opozita... ça po thoni, është dashtë m'i marrë me vete..? Meqë janë në pushim të dhunshëm!”, ka shkruar Zogiani në Facebook./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat