Teologu Klinaku: SBAShK dhe qeveria ta marrin seriozisht kërkesën e myftiut Tërnava

Aktuale

Teologu Klinaku: SBAShK dhe qeveria ta marrin seriozisht kërkesën e myftiut Tërnava

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 18:56
Teologu Abdullah Klinaku

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka mbajtur sot një konferencë për media, ku ka theksuar se Bashkësia Islame e Kosovës i mbështet kërkesat e mësimdhënësve, por se greva duhet të ndërpritet sa më parë.

Teologu Abdullah Klinaku ka thënë se Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë si dhe Qeveria e Kosovës duhet ta marrin seriozisht kërkesën e myftiut Tërnava.

Në emisionin Info Magazine, ai ka shtuar se BIK-u e ka pasur detyrim që të reagojë në këtë formë.

“BIK-u e ka pasur për detyrim të reagojë në këtë formë dhe ta nxitë sa më shumë këtë dialog, i cili është ngurtësuar ndërmjet SBAShK-ut dhe Qeverisë së Kosovës”.

“Konsideroj se të gjitha këto institucione duhet ta vlerësojnë reagimin e qytetarëve, në këtë rast edhe të BIK-ut, që përfaqëson rreth 96 për qind të qytetarëve të këtij vendi në kuptimin fetar”.

“Besoj se duhet ta marrin parasysh dhe të gjejnë zgjidhje sa më shpejt dhe të ndërpritet kjo barrikadë, e cila ka ndodhur midis institucioneve”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat