Çitaku: Askujt nuk ia zgjati dorën për mbështetje ndaj Thaçit dhe UÇK-së, do të flasin faktet

Aktuale

Çitaku: Askujt nuk ia zgjati dorën për mbështetje ndaj Thaçit dhe UÇK-së, do të flasin faktet

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 19:50
Vlora Çitaku

Nënkryetarja e PDK’së, Vlora Çitaku ka thënë se kur vjen puna te mbështetja e Hashim Thaçit dhe luftëtarëve të UÇK’së, nuk ia zgjat dorën askujt.

Përmes një shkrimi në Facebook, Çitaku tha se kur të vijë koha, do të flasin faktet.

“Edhe, meqë ra fjala, ama bash askujt nuk ia zgjati dorën kur vie puna tek mbështetja për Hashim Thaçin dhe luftëtarët e UÇK- së. Kur të vije koha, do të flasin faktet.

Po ato janë procese të ndara nga beteja politike që e kemi në Kosovë. UÇK nuk është vetëm e PDK- së. UÇK është e Kosovës, ndonse disa të mjerë refuzojnë ta shohin si të tillë.

T’i ndajmë gjërat.

Betejën e kemi me Albin Kurtin. Betejnën e kemi për të ardhmen.

Bashkë”, shkroi ajo.

Kujtojmë se gjatë ditës së shtunë, kur u mbajt Konventa Programore e PDK’së, deputetja e kësaj partie, Ganimete Musliu shprehi paknaqësitë e saj lidhur me këtë Konventë.

Musliu ka thënë se ‘nuk dëshiron që të marrë pjesë në një Konventë e cila nuk e thotë as edhe një fjalë të vetme kundër padrejtësive që po u bëhen ish-liderëve dhe ish-themeluesve, krenarisë së PDK-së dhe të Kosovës Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit’.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat