Muhaxheri e quan gabim formimin e Qeverisë Hoti, e emërimin e Agim Veliut si ministër

Aktuale

Muhaxheri e quan gabim formimin e Qeverisë Hoti, e emërimin e Agim Veliut si ministër

Më: 28 shtator 2022 Në ora: 22:05
Gazmend Muhaxheri

Nënkryetari i LDK-së dhe kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka deklaruar se LDK-ja ka bërë disa gabime strategjike para zgjedhjeve të 14-shkrutit.

Sipas tij gabimi i parë ka qenë emërimi i Agim Veliut Ministër i Punëve të Brendshme.

Kurse, gabimi i dytë sipas tij është formimi i Qeverisë Hoti.

“Emërimi i kryetarit të komunës, për Ministër të Punëve të Brendshme. Edhe nuk është dashtë me bo qeverinë Hoti, është dashtë me ju thanë qeverisni keni votat tona”, ka thënë ai.

Ai ka theksuar se ky ka qenë një gabim strategjik për partinë, por jo për vendin.

Sipas Muhaxherit pikërisht për këto gabime ish kreu i LDK-së, Isa Mustafa kishte dhënë dorëheqje.

I pyetur se nëse herën tjetër do te vihej partia para vendit, Muhaxheri ka thënë se

“Tash kjo i bie me vendosë kryetari i ri, por me më ra mua me vendosë nuk e bëj”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat