Gjinovci i quan të prapambetur dy deputetë: Pse si qet LVV-ja nga partia?

Aktuale

Gjinovci i quan të prapambetur dy deputetë: Pse si qet LVV-ja nga partia?

Më: 29 shtator 2022 Në ora: 18:29
Rron Gjinovci

Aktivisti Rron Gjinovci ka reaguar pasi dy deputetët e LVV-së, si pasojë që nuk janë të kënaqur me pushtetin, seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës janë parë duke u ulur kah opozita.

Fjala është për Eman Rrahmanin dhe Gramoz Agusholli të cilë janë ndarë nga kolegët e tyre gjatë seancës së sotme, për të kaluar prapa grupit parlementar të AAK-së.

Për këtë çështje, Gjinovci pyeti se pse LVV-ja nuk i largon nga partia këtë deputetë “të pakënaqur”.

“Pse nuk i qet starapushkë jashtë prej partisë VV-ja qita “t’paknaqunit” e me shku edhe niher n’zgjedhje e si rrjedhojë mu pastru kuvendi prej prapambeturisë?”, shkroi ai në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat