Molliqaj thotë se Qeveria i ka ministrat krejt lluks

Aktuale

Molliqaj thotë se Qeveria i ka ministrat krejt lluks

Më: 29 shtator 2022 Në ora: 23:14
Dardan Molliqaj

Kryetari i Partisë Socialdeokratike, Dardan Molliqaj, tha se Qeveria Kurti i ka ministrat  krejt lluks.

Këtë deklaratë, Molliqaj e bëri duke folur për krizën për energjinë.

Ai tha se kryeministri, Albin Kurti mendon se duhet sakrifikuar sa i përket energjisë teksa thekson se i pari i Qeverisës ka deklaruar se energjia elektrike është shtrenjtë dhe se është më mirë që të rrihet pa energji elektrike.

“Kjo Qeveri i ka ministrat krejt lluks. Nuk po them që i kanë vjedhë, nuk është çështje vjedhje më. Ata i kanë punët shumë mirë, secili prej tyre në të gjitha dimensionet i ka punët mirë. Në rregull që i paskan mirë, nuk jam duke thënë për çështjen morale etike. Ka mundësi që i kanë bërë me punën e tyre shumica nga ta, por kjo prapë në kohë krize mua nuk më intereson se a i kanë bërë ligjshëm ose jo ligjshëm, mua më intereson me pas rrymë në shtëpi”, tha ai.

Molliqaj tha  se “është e lehtë të bëhet hajgare për njerëzit që ju ndalet shumë rryma”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat