Sulmi ndaj Mrika Nikçit, ky është reagimi i Anton Qunit

Aktuale

Sulmi ndaj Mrika Nikçit, ky është reagimi i Anton Qunit

Nga: A.Zh Më: 1 tetor 2022 Në ora: 10:32
Anton Quni

Edhe deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës Anton Quni, ka reaguar për sulmin seksual ndaj atletes Mrika Nikçi.

Quni ka thënë se kush ngre dorë në vajzat e Kosovës, është ngatërruar me tërë kombin, përcjell Bota sot.

“Mrika Nikçi - Vajzë tokësore që e ka prekur qiellin dhe ka lozur valle me shqiponjat.

Të ngresh dorë në vajzat tona, je ngatërruar me tërë kombin!”, ka shkruar deputeti në një postim në Facebook.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Nikçi ka publikuar pamjet nga vendi i ngjarjes, ku shihet i dyshuari Flori Beqiraj, duke e sulmuar atë në rrugët e Pejës.

Beqirajt tashmë i është caktuar masa e paraburgimit për 48 orë, pas ngjarjes që ndodhi me datë 27 të këtij muaji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat