Këshilli i Prindërve, SBASHK-ut: Pas 5 javësh, pyeteni veten se a ndjeheni krenarë me grevën

Aktuale

Këshilli i Prindërve, SBASHK-ut: Pas 5 javësh, pyeteni veten se a ndjeheni krenarë me grevën

Më: 1 tetor 2022 Në ora: 17:49
Foto ilustrim

Këshilli i Prindërve të Kosovës ka reaguar pas vendimit të Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës që greva në arsim të pezullohet deri në janar të vitit të ardhshëm.

Në reagimin e tyre thuhet se pas pesë javësh greve, drejtuesit dhe anëtarët e sindikatës duhet ta pyesin veten dhe njëri-tjetrin se a mund të ndjehen krenarë.

“E sot, pas pesë javësh greve, drejtuesit e SBASHK-ut, por edhe anëtarët e sindikatës, e kanë për përgjegjësi, së paku njerëzore, ta pyesin vetën e njëri-tjetrin: a ia ka vlejtur dhe a mund të ndjehen krenarë me grevën?”, kanë deklaruar nga Këshilli i Prindërve.

Tutje, thuhet se më 31 gusht kur kanë zhvilluar takim me drejtuesit e SBASHK-ut, kishin dy kërkesa të cilat ishin refuzuar.

“Dy kërkesa i kishim: 1) Festa e 1 Shtatorit mos t’iu prishët nxënësve sepse për klasën e parë (sidomos) është kujtim jetësor e domethënës për gjithë vitin shkollor, dhe 2) Që SBASHK-u mos të hyjë në grevë të plotë e të paafat, se kjo masë është shumë ekstreme dhe e padrejtë ndaj fëmijëve por e dëmshme edhe për vetë SBASHK-un”.

“Kërkesën e parë na e patën refuzuar pa iu dridhur qerpiku. Për të dytën na thanë ‘nuk kemi nevojë për këshilla se si bëhet veprimi sindikal – e dimë fort mirë këtë’”, thuhet në reagimin e tyre.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat