E sulmoi në videon e fundit, Adem Grabovci i përgjigjet Vetëvendosjes - ia publikon disa pamje

Aktuale

E sulmoi në videon e fundit, Adem Grabovci i përgjigjet Vetëvendosjes - ia publikon disa pamje

Nga: A.Zh Më: 4 tetor 2022 Në ora: 12:15
Adem Grabovci

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Adem Grabovci, ka reaguar ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, për videon e publikuar dje në Facebook. Në këtë video, VV-ja ka sulmuar ish-pushtetarët, duke i quajtur si “shkatërrues të shtetit”.

E sipas Grabovcit, PDK-ja ndërtoi shtetin me shumë dashuri, përkushtim e sakrifica.

Ai ka paralajmëruar se “VV-ja që mashtroi mbi kauzën e shpresës”, do të mbetet fatkeqësia e vendit, përcjell Bota sot.

“Gjithçka që sot gëzojmë, e filluam nga hiqi, e të unifikuar, pa dallime, e ndërtuam me shumë dashuri, mund, vizion, përkushtim e sakrifica. Të gjithë për ta bërë shtetin.

Gjitha pasojat, qe sot i vuajmë, dhe nesër do t’i përjetojmë janë rezultat i anti-vlerës së pushtetit që quhet Lëvizja Vetvëndosjes.

Do jeni dëshmitarë, që ata që mashtruan mbi kauzën e shpresës, ne fund do mbesin fatkeqësia e vendit”, ka shkruar ish-deputeti në Facebook, ku ka publikuar disa fotografi nga protestat e dikurshme të partisë në pushtet./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat