Deputeti i parë i VV-së që kërkon pagat për mësimdhënësit

Aktuale

Deputeti i parë i VV-së që kërkon pagat për mësimdhënësit

Më: 4 tetor 2022 Në ora: 13:17
Eman Rrahmani

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, është i pari nga partia në pushtet, që ka dalë kundër vendimit të qeverisë rreth pagave për mësimdhënësit.

Rrahmani në një postim në Facebook ka kërkuar që të procedohen pagat për mësimdhënësit, dhe orët e humbura të kompensohen.

“Pagat duhet të procedohen për të gjithë mësimdhënësit, orët e humbura duhet të kompensohen deri në përfundim të vitit shkollor”, ka shkruar Rrahmani në facebook.

Ndryshe, një ditë më parë edhe dy deputetët e Listës Guxo, Jeta Statovci dhe Haxhi Avdyli kanë kërkuar që qeveria t’i procedojë pagat për mësimdhënësit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat