Isa Mustafa i bën një analizë videos së LVV-së, tregon çfarë i mungoi

Aktuale

Isa Mustafa i bën një analizë videos së LVV-së, tregon çfarë i mungoi

Më: 4 tetor 2022 Në ora: 15:42
Isa Mustafa

Dje Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar një video ku sulmohen figurat që kanë qenë në pushtet në vitet e kaluar, para se partia e Albin Kurtit të vijë në pushtet. Në mesin e këtyre figurave, që sipas VV-së e kanë shkatërruar Kosovën, është edhe ish-kryeministri Isa Mustafa. Për këtë të fundit, kjo video është “sjellje idioteske”. 

Në një prononcim ish kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se videoja e VV-së është e ngjashme “me një bandë të drejtuar nga e veja e Mao Ce Dunit, që organizonte dhe poshtëronte figura të rëndësishme kineze”.

“Në kohën e Revolucionit Kulturor Kinez, një bandë e drejtuar nga e veja e Mao Ce Dunit organizonte dhe poshtronte figura të rëndësishme kineze. Çdo gjë dukej ngjashëm me videon e VV-së; mungon vetëm e veja e Maos (e cila më vonë përfundoi në burg për persekutimet që i bëri)”, tha Mustafa për median.

Sipas tij, kjo video “shpërfaqë mënyrën më idioteske të sjelljes së një partie që ka fituar zgjedhjet në një shoqëri demokratike”. 

Në videon e publikuar nga VV shihen edhe Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj, Isa Mustafa, Fatmir Limaj, Behgjet Pacolli, Lumir Abdixhiku, Memli Krasniqi e Sami Lushtaku. Madje në këtë video shfaqen edhe fotografitë e Rrahman Jasharajt e Ymer Ymerit të SBASHK-ut.

“Shkatërruesit e shtetit që nuk duan ta shohin Kosovën mirë për 20 vite kanë qeverisur vendin. Herë vetëm e herë njëri me tjetrin. Formalisht të ndarë në parti të ndryshme por praktikisht në një qëllim: Rreth Kosovës së përbashkuar që e shihni veç si tender, si ryshfet, si haraç, si krim, si korrupsion e si çka tjetër. Ishte vetëm një subjekt që s’ishte në anën e tyre, VETËVENDOSJE!”, thuhet ndër të tjerash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat