Ambasadorja amerikane në Tiranë vjen në Kosovë, Hovenier e shëtitë nëpër Prishtinë

Aktuale

Ambasadorja amerikane në Tiranë vjen në Kosovë, Hovenier e shëtitë nëpër Prishtinë

Më: 4 tetor 2022 Në ora: 20:42
Yuri Kim

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ka qëndruar sot për një vizitë në Prishtinë.

Ajo është pritur nga ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, i cili është shprehur i gëzuar për këtë vizitë.

“E këndshme të presësh miken dhe kolegen, ambasadoren amerikane në Shqipëri Yuri Kim në Kosovë dhe t’ia tregojë Prishtinën”, ka shkruar Hovenier.

Image

Ambasdori Hovenier ka thënë se me ambasadoren Kim kanë kujtuar historinë e tyre të përbashkët si dhe kanë diskutuar rreth bashkëpunimit regjional dhe prioritetet e vendosura. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat