Time Kadrijaj shpërthen në Komision: Nëse na qitni prapë video tmerruese, ja si do të veprojmë

Aktuale

Time Kadrijaj shpërthen në Komision: Nëse na qitni prapë video tmerruese, ja si do të veprojmë

Më: 5 tetor 2022 Në ora: 15:16
Time Kadrijaj

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë se nëse Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të publikojë video kundër opozitës atëherë do t’i bojkotojnë seancat dhe s’i votojnë marrëveshjet ndërkombëtare.

Ajo tha se nëse ndodh kjo humb Kosova dhe jo Vetëvendosja, prandaj kërkoi që të mos i “detyrojnë” ta bëjnë këtë.

Nëse vazhdoni prapë me ndonjë video poshtëruese, denigruese, atëherë na detyroni që në seancë ta lëshojmë dhe të mos i votojmë edhe prapë do të humbë Kosovë, nuk humbni ju.

Si Qeveri vazhdoni ndërtoni koncensusin dhe mos na sulmoni opozitën me video tjera tmerruese”, tha Kadrijaj në në Komisionin për Integrim Europian që po mbahet aktualisht".

Në vijim e gjeni videon për shkatërruesit e shtetit, e cila ngjalli reagime të ashpra tek opozita:

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat