Ish- Avokati i Popullit: Mësimdhënësit s’mund të ndëshkohen me paga pa u shpallë e paligjshme greva

Aktuale

Ish- Avokati i Popullit: Mësimdhënësit s’mund të ndëshkohen me paga pa u shpallë e paligjshme greva

Më: 5 tetor 2022 Në ora: 17:55
Hilmi Jashari,

Ish Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, ka folur rreth asaj se a ka të drejtë qeveria t’ua ndalë pagat mësimdhënësve.

Ai në “Frontal”  tha se ligji për grevat e përjashton mundësinë e masave kufizuese, edhe në aspektin material.

“Ligji për grevat e jep një sqarim të saktë dhe të qartë, i cili në një dispozitë e saktëson që nuk mund të ketë masa kufizuese-represive, përfshirë masat disiplinore, pastaj masat tjera materiale që nënkupton të mirat materiale në formën e pagës dhe kategoria e tretë është suspendimi apo largimi nga marrëdhënia e punës. Të tri këto institucione juridike, ligji për gevat i ka futur në mbrojtje dhe mund të themi që është në pajtim me standardet ndërkombëtare."

Ai foli edhe për nenin, në të cilin është bazuar ministri Murati për mosekzekutimin e pagave për mësimdhënësit.

“Bëhet fjalë për detyrime, sepse është normale përderisa punonjësit janë në grevë nuk mund t’i ushtrojnë detyrimet që i kanë në bazë të kontratës. Por nuk mund të flitet për pagesa, sepse ligji për vetëqeverisje lokale, në mënyrë eksplicite, thotë se është kompetencë ekskluzive e komunave”, tha ai.

Jashari tha se ky procës ka mundur të shkojë në gjykatë, lidhur me ligjshmërinë e grevës.

“Secili punëdhënës  në këtë rast ka mundur të sfidojë para institucioneve gjyqësore ligjshmërinë e grevës, sepse në rastet kur kemi greva të paligjshme sigurisht pasojnë dënimet, gjobat. Mirëpo nëse nuk është kontestuar asnjëherë ligjshmëria e konventës, nuk mundesh pastaj, mbi bazën e këtij parimi për të lejuar, sepse heshtja për një kohë kaq të gjatë dhe moskontestimi i ligjshmërisë së grevës nënkupton që ti je pajtuar në heshtje me ligjshëmrinë e grevës, duke e konsideruar të ligjshme nëse ti se ke kontestu. Në momentin që ti nuk e kontestu dhe nuk e ke shpallë të paligjshme nuk mund të vësh sanksione të tilla, pavarësisht paralajmërimit se nuk do të paguhen”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat