Mosekzekutimi i pagave, Muzaqi: Ministri Murati po e mbron ligjin

Aktuale

Mosekzekutimi i pagave, Muzaqi: Ministri Murati po e mbron ligjin

Më: 5 tetor 2022 Në ora: 18:48
Besim Muzaqi dhe Hekuran Murati

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Besim Muzaqi, ka folur për mospagesën e mësimdhënësve për muajin shtator, pasi ishin në grevë.

Ai ka deklaruar se ky vendim i marrë nga Ministria e Financave dhe Transfereve është në përputhje me Ligjin për Grevat.

“Ministri i Financave, Hekuran Murati, është duke e mbrojtur ligjin, ai po e mbron paranë publike, duke  e respektuar Ligjin për Grevat në përpikëri”,ka thënë Muzaqi.

Kur u pyet se pse disa nga shërbyesit civilë të cilët ishin në grevë po ashtu janë paguar për muajin shtator, Muzaqi tha “Të gjithë ata që nuk e kanë kryer punën për të cilën janë të thirrur nuk paguhen. Sigurisht, sipas listave të gjithë ata që kanë qenë në grevë nuk do të paguhen, ligji e thotë kështu, nëse është bërë ndonjë gabim, mund të jetë gabim teknik, nuk ka asnjë selektim të asnjë qytetari të Kosovës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat