Elvis Hoxha godet mësuesit: Mendësi që e degradon cilësinë e shkollave

Aktuale

Elvis Hoxha godet mësuesit: Mendësi që e degradon cilësinë e shkollave

Më: 5 tetor 2022 Në ora: 19:39
Elvis Hoxha

Anëtari i Vetëvendosjes, Elvis Hoxha, i ka vazhduar sulmet ndaj mësimdhënësve pavarësisht nga ndalja e grevës dhe vazhdimi i procesit mësimor.

Sipas Hoxhës, problemi është te kompensimi i orëve të humbura nga nxënësit dhe jo te mungesa e pagës për një muaj për mësuesit.

Shkrimi i tij:

Problemi i vërtetë është se si do ta gjejnë nxënësit një muaj mungesë shkollimi dhe jo mësuesit një muaj të pagës së tyre.

Në mendësinë e shumë njerëzve shkolla vijon të shihet si vend për punësimin e mësuesve, por jo si vendi i natyrshëm i për shkollimin e nxënësve.

Në këtë mendësi qëndron edhe shkaku i degradimit të cilësisë së shkollave tona, në të dy Republikat tona, madje edhe në pjesën shqiptare të Maqedonisë së Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat