SBASHK: Nëse pagat nuk procesohen deri të premten, çështjen do ta dërgojmë në gjykatë

Aktuale

SBASHK: Nëse pagat nuk procesohen deri të premten, çështjen do ta dërgojmë në gjykatë

Më: 5 tetor 2022 Në ora: 22:04
Rrahman Jasharaj

Përgjegjësi për financa në Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Ymër Ymeri ka deklaruar se ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka lëshuar vendim në kundërshtim me kontratën kolektive, ku thuhet se orët nuk zëvendësohet përveç nëse ndodhë një marrëveshje në mes ministres dhe SBASHK-ut.

Sipas tij, ministrja me këtë vendim ka pas qëllim ta përçaj kryesinë e SBASHK-ut, gjë që nuk do ta arrijnë.

“Nuk mund të përçaj kryesinë sindikale dhe në bazë të deklaratave, ministrja po jep përshtypjen se po dëshiron të jetë edhe ministre, edhe kryetare e sindikatës”, tha ai, duke shtuar se orët e humbura në grevë nuk do të zëvendësohen, pasi kontrata kolektive e thotë se orët nuk zëvendësohet përveç nëse ndodhë një marrëveshje në mes ministres dhe SBASHK-ut.

Ymeri ka thënë se në grevë kanë qenë edhe administrata në disa ministri dhe nëpër komuna dhe është bërë diskriminim me mos dhënien e pagave për mësimdhënësit grevistë.

Ai shtoi se kanë kërkuar përgjigje nga Ministria e Financave dhe Thesari i Kosovës që t’u jap përgjigje se përse nuk janë procesuar pagat, e të cilët në bazë të ligjit kanë kohë të japin përgjigje deri të premten.

“Ne presim vendimin se persë janë ndal pagat për ta dërguar në gjykatë”, tha ai në ATV.

E ministrja e Arsimit, tha se për orët e humbura vendos MASHTI dhe se kontrata kolektive është inegzistente.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat