Rron Gjinovci pyet: A mundet dikush me m’kallxu cila pjesë e videos së VV është rrenë?

Aktuale

Rron Gjinovci pyet: A mundet dikush me m’kallxu cila pjesë e videos së VV është rrenë?

Nga: A.SH Më: 6 tetor 2022 Në ora: 00:09
Rron Gjinovci

Lëvizja Vetëvendosje të hënën publikoi një video të përmbledhur me siç i quan ajo “shkatërruesit e shtetit”.

“Shkatërruesit e shtetit që nuk duan ta shohin Kosovën mirë për 20 vite kanë qeverisur vendin. Herë vetëm e herë njëri me tjetrin. Formalisht të ndarë në parti të ndryshme por praktikisht në një qëllim: Rreth Kosovës së përbashkuar që e shihni veç si tender, si ryshfet, si haraç, si krim, si korrupsion e si çka tjetër. Ishte vetëm një subjekt që s’ishte në anën e tyre, VETËVENDOSJE!”, thuhet në videon e publikuar nga LVV.

Për këtë ka pasur reagim të shumta nga opozita, analistë e faktorë të ndryshëm politik.

Derisa aktivisti i Shoqërisë Civile Rron Gjinovci, ka reaguar duke thënë se cila pjesë nga ajo video është gënjeshtër.

“A mundet dikush me m'kallxu cila pjesë e videos së VV është rrenë?”, shkruan Gjinovci në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat