Shtrenjtimi i bukës, Ministria e Tregtisë gjobitë 20 furra

Aktuale

Shtrenjtimi i bukës, Ministria e Tregtisë gjobitë 20 furra

Më: 6 tetor 2022 Në ora: 17:53
Ilustrim

20 furra të bukës në qytete të ndryshme janë gjobitur për rritje të çmimit  nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Kjo për shkak të shqetësimit të shprehur nga qytetarët se është rritur çmimi i bukës pavarësisht peshës së saj.

Gjatë inspektimit të furrave është verifikuar pesha dhe çmimi i bukës.

Kështu ka bërë të ditur për Front Online nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë

“Janë inspektuar mbi 30 Operatorë Ekonomik/furra të bukës të cilat operojnë në veçanti në Komunën e Prishtinës, Pejës, Gjilanit, Fushë Kosovës etj. Gjatë inspektimit është verifikuar pesha, çmimi dhe deklaracioni i bukës, peshoret nëse janë të kalibruara. Me këtë rast 20 Operatorë Ekonomik/furra të bukës janë gjobitur në pajtim me ligjet në fuqi”, thuhet në përgjigjen e MINT.

Ndryshe Kosova është duke u përballur me rritje të çmimeve edhe me produktet ushqimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat