Haxhiu: Pozita e ministrit në Shëndetësi u shndërrua në pazare politike brenda VV-së

Aktuale

Haxhiu: Pozita e ministrit në Shëndetësi u shndërrua në pazare politike brenda VV-së

Më: 6 tetor 2022 Në ora: 23:50
Bekim Haxhiu

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka komentuar dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi, duke thënë se kjo pozitë është shndërruar në pozitë për pazare politike brenda Lëvizjes Vetëvendosje.

Haxhiu, në Edicionin Special, tha se mekanizmat e pushtetit janë të koncentruar në zhvatjen e miliona eurove të buxhetit për pacientët.

“Ajo çka mund të themi sot pas dorëheqjes është që definitivisht po vërehet që shëndetësia që ishte një prioritet i premtuar nga Kurti është shndërruar në një sektor të përplasjeve dhe pazareve politike, klienteliste dhe nepotiste të grupacioneve brenda Lëvizjes Vetëvendosje”.

“Kjo i bie ashtu siç është situata në shëndetësinë tonë ku askush nuk qanë hallin për pacientët tanë dhe as për profesionistët tanë shëndetësorë dhe i tërë mekanizmi i pushtetit është i koncentruar në zhvatjen e miliona të buxhetit të pacientëve pasi ka mbi katër muaj që është publikuar raporti i auditorit për shëndetësi dhe SHSKUK ku janë raportuar shumë shkelje dhe keqpërdorime” tha Haxhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat