13 tetori, Osmani: Jemi optimistë, por edhe të kujdesshëm për liberalizimin e vizave

Aktuale

13 tetori, Osmani: Jemi optimistë, por edhe të kujdesshëm për liberalizimin e vizave

Më: 7 tetor 2022 Në ora: 00:40
Vjosa Osmani

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se mund të ketë përgjigje pozitive për liberalizimin e vizave në takimin e 13 tetorit në Këshillin e Evropës.

Ajo, në një konferencë për media në Samitin e Pragës, ka treguar se edhe shtetet që ishin skeptike për vizat i kanë vlerësuar ndryshimet që, sipas saj, janë bërë në Kosovë për një vit e gjysmë.

“Shpresojmë, natyrisht jemi optimistë, por edhe të kujdesshëm sa i përket atij takimi, po nuk përfundon gjithçka aty se ka shumë hapa të tjerë, siç e dini, deri në hyrjen në fuqi. Kështu që presim që takimi i 13 tetorit, ku do të takohet grupi punues për vizat, do t’i dëgjojnë të gjitha këto shtete duke na përkrahur zëshëm, pavarësisht se çfarë qëndrimi kanë rreth pavarësisë së Kosovës”.

“Jemi shumë optimistë, por edhe të kujdesshëm, sa i përket atij takimi, por nuk përfundon gjithçka aty sepse ka edhe shumë hapa të tjerë, siç e dini deri në hyrjen në fuqi. Çka është me rëndësi është që sot një rivlerësim i Komisionit Evropian, u është dërguar të gjitha shteteve anëtare, është jashtëzakonisht pozitiv dhe në të njëjtën kohë ky rikonfirmim i KE-së për vizat i njofton të gjitha shtetet anëtare edhe për të gjitha reformat që janë kryer këtë 1 vit e gjysme, duke i vlerësuar ato si reforma pozitive”, ka thënë Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat