“Kallëzimi penal i PDK-së ndaj Muratit nuk është bërë për poena politik”

Aktuale

“Kallëzimi penal i PDK-së ndaj Muratit nuk është bërë për poena politik”

Më: 7 tetor 2022 Në ora: 00:49
Hekuran Murati

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Zenun Pajaziti thotë se kallëzimi penal i dorëzuar sot ndaj ministrit të Financave, Hekuran Murati, nuk është bërë për të fituar poena politik.

Pajaziti theksoi se këtij procesi i kanë paraprirë edhe me herët, duke i kërkuar Qeverisë që të trajtonin kërkesat e mësimdhënësve.

“Së pari, besoj që tashmë ju e dini dhe opinioni se ne nuk është se bëmë diçka që prisnim që ky ta bënte këtë veprim, pra kryeministri sot dhe ne ta bëjmë një kallëzim penal, qe ne të fitonim poena politik. Ne i paraprimë të gjithë këtij procesi me kërkesa të vazhdueshme, madje edhe me lutje kryeministrit që të dialogojë me punëtorët e arsimit, me sindikatën”, tha ai.

Ish-ministri i Punëve të Brendshme shtoi se nuk ka pasur asnjë tendencë serioze nga Qeveria për t’i trajtuar kërkesat e SBASHK-ut.

Partia Demokratike e Kosovës ka dorëzuar sot kallëzim penal ndaj ministrit të Financave, Hekuran Murati dhe ushtruesit të detyrës së sekretarit në këtë ministri, Enis Spahiu.

Në kallëzimin penal të dorëzuar nga PDK-ja pretendohet se veprimet për ndalimin e pagave nga Qeveria kanë qenë pa bazë dhe të paligjshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat