Abazi e “godet” Kusari-Lilën dhe kritikon Qeverinë, tregon a do të largohet nga VV-ja

Aktuale

Abazi e “godet” Kusari-Lilën dhe kritikon Qeverinë, tregon a do të largohet nga VV-ja

Më: 7 tetor 2022 Në ora: 10:32 Përditësuar në ora: 11:19 më 07.10.2022
Haki Abazi

Abazi konfirmon se ka kërkuar edhe largimin e Kusari-Lilës nga pozita e shefes së deputetëve të VV-së

Deputeti i VV-së, Haki Abazi, ka kritikuar sot shefen e GP të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila për mënyrën e organizimit të deputetëve.

Abazi madje ka konfirmuar se ka kërkuar largimin e saj nga një detyrë e tillë.

 “Po edhe sot e thash në mënyrë implicite. Është problematike që një deputete që s’është pjesë e VV’së që të udhëheq një grup kaq të madh”, ka thënë Abazi.

Ai tutje ka shtuar se brenda VV-së ka dinamika të mëdha të cilat e bëjnë problematike udhëheqjen e Grupit Parlamentar.

“Dinamikat brenda VV-së e bëjnë kompleks udhëheqjen e Grupit Parlamentar”, ka thënë Abazi.

Haki Abazi flet për hetimin e SHIK-ut: VV-ja nuk e mbështeti iniciativën time

Deputeti i shumicës parlamentare, Haki Abazi ka thënë se Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje nuk e ka mbështetur iniciativën e tij për hetimin e ShIK-ut.

Abazi, në një konferencë për media të premten, ka thënë se ka iniciuar themelimin e një komisioni hetimor parlamentar për Shërbimin Informativ të Kosovës, siç kishte premtuar në fushatë elektorale, por se kjo nismë e tij është hedhur poshtë nga kuvendi.

Ai ka thënë se LVV-ja në kuvend nuk ka përkrahur as disa ide të tjera të tij.

“Unë kam iniciuar themelimin e komisionit parlamentar për privatizim, e cila kurrë nuk është pranuar. Kam iniciuar komision parlamentar për hetimet ndaj ShIK-ut për me e pastru të kaluarën dhe për me ec para”, ka thënë Abazi.

“Kam iniciuar themelimin po ashtu të Grupit të Gjelbër dhe gjithashtu kam dhënë dorëheqje prej Komisionit Parlamentar për Energji sepse më është mbyllur hapësira për diskutim”, tha ai.

Abazi: Lajçak po mban peng vizat dhe njohjet, po i kushtëzon me dialogun me Serbinë

Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi, ka dalë i vetëm në Kuvend në konferencë për media për, siç tha, t’i ndihmuar jetës parlamentare në vend.

Ai tha se pas një javë qëndrim në Bruksel është moment kritik për Kosovën për marrëdhëniet ndërkombëtare.

“Jemi në një moment kritik të alarmit  me marrëdhëniet ndërkombëtare, e patë edhe dje ne Komunitetin Politik në Pragë. Janë dy çështje jashtëzakonisht të rëndësishme, agresioni në Ukrainë dhe çështja e gazit, që na prekin edhe neve. Ky alarm duhet të merret seriozisht nga institucionet tona”.

Abazi ka kritikuar ashpër emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak, për mënyrën se si po e trajton Kosovën në dialog, derisa tha se ky proces s’duhet ta pengojë Kosovën në proceset e saj integruese.

“Nga një javë qëndrimi në Bruksel, mund t’ju them se ka ardhur momenti kritik, është absolutisht kritik që dialogu të ndahet nga proceset integruese. Përkundër marrëveshjes Rusi-Serbi, prapë se prapë ka mirëkuptim për Serbinë nga disa qarqe të Bashkimit Europian dhe ky është problem në vete. Lajçak ka vazhduar ta mbajë agjendën tonë integruese peng të dialogut dhe në këtë kuptim Serbia ka vazhduar ta përdorë dialogun si formë të shantazhit. Liberalizimi i vizave, anëtarësimi në Këshillit të Europës, pjesëmarrja në programe të NATO-s s’mund të jetë peng i dialogut dhe Lajçak mund të vendosë që ta mbajë përgjithmonë dialogun, sepse mund të ketë çështje të hapura me Serbinë pafundësisht, por ne s’mund të jemi peng i kësaj forme të tentimit për ta sjellë normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, tha Abazi.

Ai gjithashtu tha se ajo që edhe më hiç s’duhet të ndodhë është marrja peng e liberalizimit të vizave me marrëdhëniet me Serbinë.

“Ajo që nuk duhet humbur kohë është që Lajçak ka arritur që edhe liberalizimin e vizave ta bëjë pjesë të dialogut dhe ta vë në tavolinë, por edhe njohjet e reja gjithashtu. Duhet thënë qartë që ne si Kosovë s’duhet pajtuar me këtë formë të trajtimit në dialog”.

Abazi thumbon edhe ministren Gërvalla: Më shumë e shihni ju se unë si kryetar i Komisionit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka shpalosur pakënaqësitë që i ka me partinë e tij, përmes një konference për medie.

Akuzat e Abazit janë drejtuar kryesisht ndaj udhëheqjes së partisë dhe njerëzve kryesorë të LV-së në Kuvend dhe në Qeveri.

Deputeti që drejton Komisionin për Politikë të Jashtme, tha se më shpesh mund ta shohin gazetarët ministren e Jashtme, Donika Gërvalla, se sa ai. Këtu ai thumboi Gërvallën për mungesë transparence në Komisionin që mbikëqyr politikën e jashtme.

“Ju mund ta shihni ministren e Jashtme, më shpesh se unë që jam kryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme”, tha Abazi..

Ai ka pasur ankesa që deputetët po pasivizohet për shkak të “skenarëve”, që ai thotë se bëhen gjatë seancave.

Abazi thotë se flasin vetëm dy persona në emër të të gjithë grupit parlamentar.

Abazi kritikon qasjen në VV: S’jemi makineri e votave, e gabuar qasja në dialog e energji

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Haki Abazi ka mbajtur konferencë për medie lidhur me qëndrimet dhe vlerësimet për proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon vendi.

Prej kohësh, Abazi shpreh tërthorazi pakënaqësitë ndaj partisë së tij dhe Qeverisë së Albin Kurtit.

Ai gjatë së premtes ishte tejet kritika ndaj Qeverisë për qasjen në dialog e energji.

Madje tha se në seanca e Komisione bëhen skenarë se kush duhet të marr fjalën.

Abazi mbante pozitën e Zëvendëskryeministrit në Qeverinë Kurti 1, por më vonë iu kufizua hapësira. Por, nuk dihet se a ka ndodhur kjo me vullnetin e tij, apo të liderit.

Abazi ka qenë aktiv kaherë në Facebook, ku zakonisht ka bërë betejat e tij me kundërshtarët.  Së fundmi, ka nisur po aty të shprehë pakënaqësi ndaj pushtetit, që e ka partia e tij.

Para disa ditëve Abazi shkroi për “servilë” e “paçavra”, me të cilët, sipas tij po tentohet të zhvillohet shteti. Ai fliste edhe për rehabilitim të atyre që kanë qenë bashkëpunëtorë të pushteteve të kaluara.

Së fundmi, Abazi ka zbuluar se nuk është i kënaqur as me qasjen për dialogun Kosovë – Serbi.

Haki Abazi ishte bërë zyrtarisht pjesë e partisë së Albin Kurtit në gusht të 2019, pak para fushatës zgjedhore.

Atë e kishte prezantuar Kurti, me një biografi të shkurtër me plot vlerësime për të. Haki Abazi, shkruante Kurti, ka punuar dhe jetuar në 120 shtete në këto 20 vjet.

Abazi e “godet” Kusari-Lilën dhe kritikon Qeverinë, tregon a do të largohet nga VV-ja

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka shprehur pakënaqësi me udhëheqësen e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.

Në një konferencë për medie në hollin e Kuvendit të Kosovës, Abazi ka deklaruar se nuk do të dal nga Lëvizja Vetëvendosje, megjithatë ka shprehur pakënaqësi me zhvillimet brenda Grupit Parlamentar të LVV-së.

“Nuk jam tu dal prej Vetëvendosjes, unë mendoj se proceset brenda Vetëvendosjet janë kryer”.

“Janë kryer zgjedhjet, por domosdoshmëria e hapjes së debatit përtej diskutimeve të brendshme, është që ato diskutime të cilat nuk kanë marrë përgjigje ose nuk ka vullnet tek kryesuesja e Grupit Parlamentar për të mbajtur takime ku diskutohen çështjet e rëndësishme, sigurisht se për mua është e vështirë sepse pas dy vitesh kur të përfundoj kjo legjislaturë unë nuk mund të dal të them se gjithçka ka shkuar në rregull”, ka thënë ai.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat