Abazi kritikon qasjen në VV: S’jemi makineri e votave, e gabuar qasja në dialog e energji

Aktuale

Abazi kritikon qasjen në VV: S’jemi makineri e votave, e gabuar qasja në dialog e energji

Më: 7 tetor 2022 Në ora: 10:37
Haki Abazi

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Haki Abazi ka mbajtur konferencë për medie lidhur me qëndrimet dhe vlerësimet për proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon vendi.

Prej kohësh, Abazi shpreh tërthorazi pakënaqësitë ndaj partisë së tij dhe Qeverisë së Albin Kurtit.

Ai gjatë së premtes ishte tejet kritika ndaj Qeverisë për qasjen në dialog e energji.

Madje tha se në seanca e Komisione bëhen skenarë se kush duhet të marr fjalën.

Abazi mbante pozitën e Zëvendëskryeministrit në Qeverinë Kurti 1, por më vonë iu kufizua hapësira. Por, nuk dihet se a ka ndodhur kjo me vullnetin e tij, apo të liderit.

Abazi ka qenë aktiv kaherë në Facebook, ku zakonisht ka bërë betejat e tij me kundërshtarët.  Së fundmi, ka nisur po aty të shprehë pakënaqësi ndaj pushtetit, që e ka partia e tij.

Para disa ditëve Abazi shkroi për “servilë” e “paçavra”, me të cilët, sipas tij po tentohet të zhvillohet shteti. Ai fliste edhe për rehabilitim të atyre që kanë qenë bashkëpunëtorë të pushteteve të kaluara.

Së fundmi, Abazi ka zbuluar se nuk është i kënaqur as me qasjen për dialogun Kosovë – Serbi.

Haki Abazi ishte bërë zyrtarisht pjesë e partisë së Albin Kurtit në gusht të 2019, pak para fushatës zgjedhore.

Atë e kishte prezantuar Kurti, me një biografi të shkurtër me plot vlerësime për të. Haki Abazi, shkruante Kurti, ka punuar dhe jetuar në 120 shtete në këto 20 vjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat