​Presidentja Osmani takoi kryeministren e Islandës

Aktuale

​Presidentja Osmani takoi kryeministren e Islandës

Më: 7 tetor 2022 Në ora: 11:01
Vjosa Osmani dhe Katrín Jakobsdóttir

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë pjesëmarrjes në samitin inaugurues të Komunitetit Politik Evropian në Pragë, ka takuar kryeministren e Islandës, Katrín Jakobsdóttir, me të cilën ka diskutuar për marrëdhëniet bilaterale, anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, përfshirjen në programin e Partneritetit për Paqe të NATO-s, si dhe forcimin e bashkëpunimit të ndërsjellë bazuar në vlera të përbashkëta.

Kështu ka njoftuar Zyra e Presidentes, ku mes tjerash theksohet se, Presidentja ka falënderuar kryeministren Jakobsdóttir për mbështetjen që Islanda i ka dhënë Kosovës, në veçanti në funksion të konsolidimit ndërkombëtarë. Presidentja Osmani kërkoi vazhdimin e mbështetjes islandeze edhe sa i përket anëtarësimit në Këshill të Evropës, si dhe organizata të tjera ndërkombëtare, duke qene se nga nëntori Islanda e merr kryesimin e Këshillit të Evropës.

Në këtë drejtim, Presidentja Osmani theksoi se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është domosdoshmëri për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve të Kosovës pa dallim përkatësie.

Presidentja Osmani dhe kryeministrja Jakobsdóttir kanë folur edhe për rrugën euroatlantike të Kosovës, përkushtimin e institucioneve të vendit për të vazhduar punën në reforma të rëndësishme në të gjitha fushat, si dhe nevojën urgjente të përfundimit të procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat