Zv/sekretari i NATO-s mesazh Beogradit dhe Moskës: Aleanca do të sigurojë paqen në Kosovë

Aktuale

Zv/sekretari i NATO-s mesazh Beogradit dhe Moskës: Aleanca do të sigurojë paqen në Kosovë

Më: 7 tetor 2022 Në ora: 16:19
Mircea Geoana

Zëvendës-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoana, ka ritheksuar se Aleanca e Atlantikut të Veriut mbetet e përkushtuar për të siguruar stabilitetin e shteteve në Ballkanin Perëndimor, duke nënvizuar faktin se blloku më i madhe perëndimor ushtarak, nëpërmjet KFOR-it do të bëjë gjithçka për të siguruar paqen në Kosovë.

Geoana u shpreh se NATO është e vendosur të mbështes paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

“Ne do të bëjmë gjithçka për të siguruar një mjedis të sigurt për banorët e Kosovë, por e dimë se ajo që do të sigurojë paqe të qëndrueshme është dialogu ndërmjet Kosovës dhe sidomos bashkëjetesa e të gjitha komuniteteve, prandaj liria e lëvizjes është e nevojshme” ka thënë Geoana në forumin To Be Secure, e organizuar nga Këshilli Atlantik i Malit të Zi.

Ndërkohë i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçkak, i cili ishte pjesë e panelit në të njëjtën forum, deklaroi se Ballkani Perëndimor duhet sa më shpejt të integrohet në BE,  pasi “nuk dihet deri kur do të jetë stabil”.

Ai shtoi se lufta në Ukrainë, e bëri BE që të mos e shohë më Ballkanin si një rajon që mund të pres shumë gjatë për tu anëtarësuara.

“Lufta në Ukrainë në fakt ndryshoi shumë gjëra, rregullat, arkitekturën botërore, solli me vete shumë gjëra të këqija, por ka një gjë të mirë. Pati një zgjim nga BE-ja mes atyre që e konsideronin më parë Ballkanin Perëndimor si një zonë paqësore dhe që mund të presë”, ka theksuar diplomati sllovak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat