Deputeti i Vetëvendosje deklarohet kundër vazhdimit të pagesës së energjisë për serbët në veri

Aktuale

Deputeti i Vetëvendosje deklarohet kundër vazhdimit të pagesës së energjisë për serbët në veri

Më: 13 tetor 2022 Në ora: 19:51
Driton Hyseni

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Hyseni foli për Marrëveshjen për Energjinë në pjesën veriore të vendit për të cilën tha se nuk po ka zbatim.

Kosova dhe Serbia në qershor të këtij viti janë pajtuar për miratimin e udhërrëfyesit për zbatimin e Marrëveshjeve për Energjinë në kuadër të dialogut të Brukselit, konkretisht për energjinë elektrike që e shfrytëzojnë serbët në komunat veriore, por nuk e paguajnë atë.

Lidhur me këtë çështje, Hyseni  tha se ky moszbatim i kësaj marrëveshje është diskimin për qytetarët e Kosovës, pasi privilegjohet komuniteti serb.

“Qytetarët e Republikës së Kosovës pa dallim, kudo në territorin e saj do të jenë të detyruar të paguajnë për shërbimet që marrin, nuk mund të kemi një diskriminim të tillë në baza nacionale në këtë rast, kemi një komunitet atje që privilegjohet me gjitha këto të mira dhe në anën tjetër të kemi qytetarë që paguajnë ndoshta edhe shumë herë më shumë për shkak të humbjeve të gjenerohen në atë pjesë”, tha Hyseni.

Deputeti i VV-së,  uroi  që një marrëveshje e tillë të mos dështoj, që qytetarët e Republikës së Kosovës të trajtohen të barabartë dhe që qytetarët serbë që të paguajnë për rrymën që e shpenzojnë.

“Uroj që një marrëveshje e tillë të mos dështojë dhe operatori sipas ligjeve të Kosovës të operojë në atë pjesë dhe të ketë mundësi që të inkasojë të gjitha mjetet financiare për rrymën që shpenzohet në veri… Zyra e Rregullatorit për Energji në Kosovë e ka licencuar dhe e ka autorizuar në njëfarë forme që të vazhdohet tutje me procedurat për implementimin e mundësisë së pagesës për qytetarët serbë që ata të paguajnë për rrymën që e shpenzojnë. Dhe është për keqardhje një qasje e tillë dhe siç duket koha e gjatë duke mos i detyruar askush që ata të jenë qytetarë korrekt dhe të bëjnë pagesën për shërbimet e tyre, qoftë për rrymën qoftë për ujin apo mbeturinat ka shpjer te një situatë kur tani ka tendenca maksimale të mos implementohet një gjë e tillë dhe në njëfarë forme të vazhdohet”, tha Hyseni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat