​Arrestohen dy të dyshuar pasi u përfshinë në veprat penale fajde dhe detyrim

Aktuale

​Arrestohen dy të dyshuar pasi u përfshinë në veprat penale fajde dhe detyrim

Më: 14 tetor 2022 Në ora: 19:59

Policia ka arrestuar dy të dyshuar, B.L. dhe A.Xh. Gjatë kontrollit në tri lokacione në Podujevë, policia ka arritur të gjejë dhe të sekuestrojë: dy armë të gjata, 261 fishekë, një armë të shkurtër me karikator, një dylbi, 5000 € dhe disa kontrata e evidenca të ndryshme që dyshohet se lidhen me kryerjen e veprës pelene ‘fajde’.

Të dyshuarve iu është inicuar si rast i veprave penale, ‘fajde’ dhe ‘detyrim’.

“Prishtinë, më 14 tetor 2022-Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, pas hetimeve paraprake, sot më 14.10.2022, në koordinim me prokurorinë kanë hartuar dhe zbatuar një plan operativ. Njësitet policore, nën dyshimin e përfshirjes në veprimtari penale, sot rreth orës 13:00, kanë arrestuar dy të dyshuar: B.L., (viti i lindjes 1965, mashkull kosovar) dhe A.Xh., (viti i lindjes 1978, mashkull kosovar). Në realizim të këtij operacioni policor, gjatë kontrollit në tri lokacione në Podujevë, policia ka arritur të gjejë dhe të sekuestrojë: dy armë të gjata, 261 fishekë, një armë të shkurtër me karikator, një dylbi, 5000 € dhe disa kontrata e evidenca të ndryshme që dyshohet se lidhen me kryerjen e veprës pelene ‘fajde’. Pas intervistimit ndaj dy të dyshuarve iniciohet rasti nën dyshimin për përfshirje në veprat penale: ‘fajde’ dhe ‘detyrim’. Me akt-vendim të prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje deri në 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat