Haki Abazi pas dënimit të Gogajt: Rastësisht mund të vras prapë sepse rastësisht lirohem prapë

Aktuale

Haki Abazi pas dënimit të Gogajt: Rastësisht mund të vras prapë sepse rastësisht lirohem prapë

Më: 15 tetor 2022 Në ora: 00:27
Deputeti Haki Abazi

Deputeti Haki Abazi ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Pejës për dënimin e Shaban Gogajt me 7 vjet e gjysmë burg për vrasjen e Agonis Tetajt.

Abazi ka shkruar me ironi, duke lënë të kuptohet se sipas tij, dënimi ndaj Gogajt është jomeritor krahasuar me peshën e krimit të kryer.

Abazi ka shkruar në Facebook:

Rastësisht e kisha revolën në dyqan

Rastësisht e kapa revolën

Rastësisht e tërhoqa kembzën

Rastësisht i kam drejtuar revolën

Rastësisht jetoj në shoqërinë e rastësisë ku vrahesh me qëllim në rastësi

Rastësisht mund të vras prap sepse rastësisht lirohem prap…

Gjykata Themelore në Pejë, e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me 7 vite e 6 muaj  burgim të akuzuarin Shaban Gogajn, për vrasjen nga pakujdesia të Agonis Tetaj, në shtator të vitit 2018 në Deçan.

Aktgjykimi ndaj të akuzuarit Gogaj u shpall të premten, nga kryetarja e trupit gjykues, Violeta Husaj-Rugova.

Sipas aktgjykimit, i pandehuri Shaban Gogaj për vrasje nga pakujdesia u gjykua me 5 viteve burgim, kurse për armëmbajtje pa leje me 3 vite burgim.

Gjykata për të akuzuarin Shaban Goajn caktoi dënimin unik prej 7 viteve e 6 muaj. Kurse i pandehuri Isuf Cacaj  për armëmbajtje pa leje dënohet me 2000 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat