Haradinaj-Stublla për opozitën: Hipokrizi e papërgjegjësi totale mospranimi për takim me Kurtin

Aktuale

Haradinaj-Stublla për opozitën: Hipokrizi e papërgjegjësi totale mospranimi për takim me Kurtin

Më: 20 tetor 2022 Në ora: 21:51
Ish-ministrja e Drejtësisë, Meliza Haradinaj-Stublla

Ish-ministrja e Drejtësisë, Meliza Haradinaj-Stublla ka kritikuar opozitën lidhur me mospranimin e ftesave për takim nga kryeministri Albin Kurti.

Haradinaj-Stublla në emisionin ‘Pressing’  thotë se atë që e kishte bërë Kurti në opozitë, e që pushteti gjithmonë e kishte kritikuar, tanimë opozita po e bën njëjtë.

Sipas saj, këto veprime janë hipokrizi dhe papërgjegjësi.

Ish-ministrja thotë se duhet të ketë unitet politikë sa i përket përballjes me Serbinë.

“51 për qind e kanë fitu por kjo nuk do të thotë që munden me i bo votat për ratifikimin e ndonjë marrëveshje ndërkombëtare. Opozita ka rol edhe moral, që duhet ta përkrah kryeministrin Kurti. Edhe unë kam qenë ish-ministre në qeveritë e kaluara, dhe ne e kemi kritikuar Kurtin dhe gjithë partitë tjera opozitare që nuk kanë marrë pjesë në takimet e ndërtimit të unitetit politik sa i përket përballjes me Serbinë dhe tanimë po shohim një opozitë që po vepron njëjtë, sic e kemi kritikuar ne VV’në para disa vitesh. Këtu është një hipokrizi, një papërgjegjësi totale”, tha Haradinaj-Stublla.

Tutje, ajo shtoi se këto veprime nga opozita po vijnë për shkak që ato e mendojnë vetëm pushtetin dhe zgjedhjet e ardhshme.

“Këtu evidentohet qartazi që partitë opozitare kanë më të rëndësishme mendimin për pushtet e për zgjedhjet e ardhshme, sesa për prioritetin numër një shtetëror i cili është ballafaqimi para final me Serbinë, pasi po shihet se nuk është marrëveshje finale”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat