​PSD: Votoni projektligjin për faljen e gjobave, Kuvendi institucion jodemokratik

Aktuale

​PSD: Votoni projektligjin për faljen e gjobave, Kuvendi institucion jodemokratik

Më: 21 tetor 2022 Në ora: 12:45
Te hyrja e ndërtesës së Kuvendit, ata vendosën një mbishkrim në të cilin kanë shkruar “Kuvend Jodemokratik.

Partia Socialdemokrate mbajti aktivitet brenda Kuvendit të Kosovës. Kjo parti ka kritikuar qasjen e Kuvendit për mos diskutimin në seancë për Projektligjin për faljen e gjobave të shqiptuara gjatë pandemisë, derisa i kanë quajtur të padrejta gjobat e pandemisë.

Është kërkuar që deputetet ta votojnë këtë projektligj gjatë seancës në javën e ardhshme.

Te hyrja e ndërtesës së Kuvendit, ata vendosën një mbishkrim në të cilin kanë shkruar “Kuvend Jodemokratik.

Nol Nushi, nga kjo parti tha se është e padrejtë se si janë refuzuar nga pushteti, të cilët sipas tij pa asnjë argument nuk e kanë votuar këtë projektligj.

Nushi: Nuk e votuan dhe e refuzuan për shkak të inateve të tyre politike tashmë të njohura

“Kemi mbledh më shumë se 11 mijë nënshkrime të qytetarëve për faljen e këtyre gjobave. Në këtë mënyrë kemi nis një nismë legjislative dhe ia kemi dorëzuar kuvendit...1:12 Kjo nismë është vetëm hera parë në historinë demokratike të Kosovës që një ligj propozohet në Kuvend nga qytetarët dhe kjo u zvarrit më shumë se një vit e gjysmë që të trajtohet. Nuk kishte qare proceduralisht pa u trajtuar, shkuam në komisionin parlamentar për ta trajtuar këtë projektligj, u refuzuam në bllok nga deputetët e pushtetit të cilët pa asnjë argument nuk e votuan dhe e refuzuan për shkak të inateve të tyre politike tashmë të njohura”, tha ai.

Nushi tha se derisa kanë kërkuar të prezantojnë projektligjin kanë marrë përgjigje të varfër sipas tij, që ta cakojnë një deputet për ta prezantuar.

Ai tha se kjo qeveri dhe ky kuvend mbizotërohet nga shumica absolute e popullsitë që sipas tij nuk lejon iniciativa që nuk janë nën kontrollin e tyre. Derisa shtoi se qeveria është dashur t’i lejojë që me argumentet e tyre t’i bindin deputetet se pse ky ligj duhet të kalojë.

Më tej, Nushi këtë e ka quajtur shkelje të demokracisë, sipas tij kjo tregon se ky kuvend është i mbyllur totalisht.

Nushi: Unë jam kritik edhe për deputetët e opozitës

Unë jam kritik edhe për deputetët e opozitës të cilët nuk kanë reaguar për këtë shkelje, sepse kjo është shkelje ndaj demokracisë, nuk është shkelje ndaj vetëm neve qytetarëve që e kemi nënshkruar këtë peticion, ne vetëm i përfaqësojmë 11 mijë qytetarë që me dëshirën e tyre e kemi dërguar një ligj në kuvend dhe nuk na lejojnë as ta përfaqësojmë ligjin. Kjo tregon që ky kuvend është i mbyllur totalisht, sidomos ndaj atyre që po bëjnë opozitë jashtëparlamentare që jemi ne PSD”, tha ai.

Ai ka shprehur keqardhje që sipas tij inatet politike e shtynë kryetarin e kuvendit, Glauk Konjufca ta refuzojë këtë inciativë.

Nushi: Më vjen keq që inatet politike e shtynë Konjufcën që ta refuzojë këtë iniciativë

“Më vjen keq që inatet politike e shtynë këtë kryesi të kuvendit, këtë kryeparlamentar siç është Konjufca që ta refuzojë edhe një iniciativë që nuk është e partisë sonë, është e 11 mijë qytetarëve të nënshkruar me të dhënat e tyre, e vullnet të plotë që gjobat e pandemisë të falen. Javën e ardhshme është seanca, aty do të trajtohet projektligji, unë ende shpresoj që këta deputetë nuk janë thjesht robot që e ndjekin urdhërin partiak nga lartë, megjithatë ka mbetur pak arsyeje në mendjen dhe kokën e tyre edhe pak humanitet në shpirtin e tyre që ta trajtojnë një kërkesë që është tipike nga qytetarët, dhe është e drejtë”, tha ai.

Në fund, Nushi tha se gjobat e pandemisë kanë qenë të padrejta, sipas tij ato gjoba duhet të anulohen.

Nushi: Gjobat e pandemisë kanë qenë totalisht të padrejta

“Gjobat e pandemisë kanë qenë totalisht të padrejta, janë dënuar më shumë se 300 mijë qytetarë në Kosovë, më së shumti për kokë banori në Ballkan dhe partitë në pushtet kanë mbajtur tubime, protesta dhe nuk kanë marrë asnjë gjobë. Ato gjoba duhet të anulohen, ata që i kanë paguar duhet të rimbursohen për ato pagesa dhe në këtë mënyrë të përmirësohen ato gabime që i ka shkaktuar ky pushtet karshi qytetarëve të Kosovës. Ju bëj thirrje deputetëve që të reflektojnë dhe ta votojnë këtë projektligj”, shtoi Nushi.

PSD në bashkëpunim me qytetarët vitin e kaluar në periudhën maj-qershor kanë iniciuar këtë peticion për faljen e gjobave të pandemisë. Ata kanë marrë 11 mijë nënshkrime nga qytetarët./E. Krasniqi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat