​Shkarkohet rektori Sahiti, U.D emërohet Luljeta Plakolli

Aktuale

​Shkarkohet rektori Sahiti, U.D emërohet Luljeta Plakolli

Më: 21 tetor 2022 Në ora: 15:20
Foto ilustrim

Kryesuesi i Këshillit Drejtues të UP-së, Altin Sahiti ka konfirmuar për KosovaPress se është shkarkuar rektori Naser Sahiti.

Ai ka thënë se në mbledhjen e sotme, 8 anëtarët e KD-së, kanë qenë pro shkarkimit.

“Po është shkarkuar me 8 vota për dhe 1 abstenim", ka thënë ai.

Po ashtu ai ka shtuar se kanë votuar edhe për ushtruesin e detyrës të kësaj pozite.

"Është emëruar profesoresha Luljeta Plakolli Kasumi", ka deklaruar ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat