Mefail Bajqinovci thotë se opozita ka mbetur mes dy zjarresh, merr disa shembuj

Aktuale

Mefail Bajqinovci thotë se opozita ka mbetur mes dy zjarresh, merr disa shembuj

Më: 26 tetor 2022 Në ora: 18:19
Mefail Bajqinovci

Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci ka deklaruar se opozita ka mbetur mes dy zjarresh.

Sipas tij, politikanët opozitarë po duan të duken për shtet ligjor e me sovranitet, mirëpo thotë se në të njëjtën kohë po përhapin dezinformata e po tentojnë ta krijojnë valën e dështuar për anti-amerikanizëm.

Ai shtoi se opozita duhet të koncentrohet e të përcaktohet: Ose sovraniteti ose shpifjet që as nuk u sjellin vota e edhe na e dëmtojnë pozicionin tonë shtetëror.

“Opozita është në pozicion të pavendosur e do të ishte mirë që të mos vendosin të rrinë në këtë pozicion, por të rreshtohen në anën e drejtë, të ligjshmërisë, integritetit territorial dhe sovranitetit shtetëror”, shkroi ai në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat