​Darka e Lamës, Osmani: Treguam solidaritet për ata të cilët i mblodhën bereqetet e kësaj toke

Aktuale

​Darka e Lamës, Osmani: Treguam solidaritet për ata të cilët i mblodhën bereqetet e kësaj toke

Më: 27 tetor 2022 Në ora: 21:52
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shtruar sonte në Shtëpinë e të Moshuarve darkën tradicionale, e njohur si Darkën e Lamës.

Në një postim në Facebook, Osmani ka shkruar se duke e shtruar sofrën e bukës me ta, ne treguam solidaritetin tonë për gjithë ata breza, të cilët i mblodhën bereqetet e kësaj toke, duke e mbajtur gjallë jetën tonë të përbashkët.

“Darkën e Lamës, festën tonë tradicionale, të cilën e organizojmë në përfundim të të korrave, sivjet e shtruam për më të dashurit tanë, të moshuarit, të cilët qëndrojnë në “Shtëpinë e të moshuarve” në Prishtinë, për t'ua shprehur mirënjohjen e respektin tonë të thellë për ta.

Duke e shtruar sofrën e bukës me ta, ne treguam solidaritetin tonë për gjithë ata breza, të cilët i mblodhën bereqetet e kësaj toke, duke e mbajtur gjallë jetën tonë të përbashkët.

Ata meritojnë më shumë se çdonjëri që t’ua shprehim mirënjohjen tonë”, ka shkruar Osmani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat