Gazetari Adriatik Kelmendi, ka thënë se eksperimentet e qarkullimit të veturave në Prishtinë, nuk duhet të bëhen në ditë pune.
Ai ka thënë se duhet zgjidhur kohën dhe ditët e duhuara për të vërë eksperimentet, pasi gjendja kaotike sot në kryeqytet, është dështim, përcjell Bota sot.
Sipas tij, dëmet do të shumëfishohen nëse eksperimenti çohet deri në fund.
Reagimi i Kelmendit në Facebook:
Eksperimentet e qarkullimit të veturave në qytet NUK do të duhej të bëheshin në ditë pune.
Eksperimentet e qarkullimit të veturave në qytet NUK do të duhej të bëheshin në kohën kur çmimi i naftës është në stratosferë.
Eksperimentet e qarkullimit të veturave në qytet NUK do të duhej të bëheshin sidomos ditën e premte kur shumë qytetarë udhëtojnë.
Vetëm nga vonesat që janë shkaktuar në vende pune, në shkuarje në spitale/ambulanca, në shkolla, në aeroport etj., nga djegia e derivateve, nga ndotja e ajrit duke pasur numër shumë të madh të veturave në lëvizje njëkohësisht etj. humbjet financiare dhe shëndetësore janë tepër të mëdha.
Nuk jam domosdoshmërisht që të mos testohet qarkullimi nëpër rrugë për të gjetur zgjidhje më të mira, por duhet gjetur kohën dhe ditët e duhura.
Kjo e sotmja në Prishtinë është dështim dhe është mirë të mos çohet deri në fund, se edhe dëmet shumëfishohen.