Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, dje është përfshirë në një polemikë me gazetarët serbë, të cilët e pyetën për Asociacionin e “komunave serbe”.
Në një paraqitje për gazetarët, Kurti u ka thënë atyre serbë se i kanë konceptet e gabuara dhe u ka shpjeguar se nuk ka “komuna serbe”, por komuna me shumicë serbe.
“Së pari nuk ka në Kosovë komuna serbe. Nuk ka as komuna shqiptare, as komuna serbe. Ka komuna me shumicë të popullsisë shqiptare, shumica e komunave janë të tilla. Por ka edhe komuna që janë me shumicë serbe, por nuk ka komuna serbe, nuk ka të tilla. Komunat u përkasin qytetarëve, nuk ka komuna sipas përkatësisë nacionale. Shikoni, konceptet i keni të gabuara”, u ka thënë Kurti gazetarëve serbë.
Lidhur me këtë “konfrontim” ka reaguar aktivisti i shoqërisë civile Rron Gjinovci, përcjell Bota sot.
Ai ka kërkuar që në Kushtetutën e Kosovës të bëhet një nen, që thotë se Kurti duhet të jetë negociator i përhershëm me Serbinë.
“E kam një propozim për ndryshime kushtetuese. Me bë një nen në Kushtetutë që me bë Albinin kategori kushtetuese si negociator i përhershëm me Serbinë. Do me thënë deri sa të jetë gjallë veç ky me u marrë me Serbinë. Ky thjeshtë është ekselent në këtë punë.
E qeverisjen nashta... me ja lon najkujt tjetër”, ka shkruar Gjinovci në një postim në Facebook.
Kjo video e Kurtit në Berlin, po shpërndahet me të madhe në rrjetet sociale./Botasot