Selmanaj: Pa SHBA-në, asnjë proces s`përfundon në favor të Kosovës

Aktuale

Selmanaj: Pa SHBA-në, asnjë proces s`përfundon në favor të Kosovës

Më: 4 nëntor 2022 Në ora: 18:34
Driton Selmanaj

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka thënë se të gjitha inciativat që kanë për qëllim normalizimin e marrëdhënieve mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë duhet të vlerësohen.

Ai tutje thekson se duhet të jetë e qartë se pa përfshirjen e fuqishme të SHBA-ve asnjë proces dhe asnjë nismë nuk do të fillojë dhe nuk do përfundoj në favor të plotë të shtetit të Kosovës.

“Të gjitha proceset dhe iniciativat që kanë për qëllim normalizimin e marrëdhënieve mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë duhet të vlerësohen, por duhet të gjithë ta kemi të qartë, pa përfshirjen e fuqishme të SHBA-ve asnjë proces dhe asnjë nismë nuk do të filloj dhe nuk do përfundoj në favor të plotë të shtetit të Kosovës dhe kombit shqiptarë” shkruan Selmanaj.

Përfaqësuei i lartë i BE-së, Josep Borrell, ka konfirmuar se Kosova dhe Serbia kanë pranuar planin franko-gjerman dhe tashmë janë dorëzuar edhe komentet e tyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat