Afati nuk u shty për 10 muaj/ Haki Abazi zbulon se çfarë arriti Serbia sot në Bruksel

Aktuale

Afati nuk u shty për 10 muaj/ Haki Abazi zbulon se çfarë arriti Serbia sot në Bruksel

Nga: P.R Më: 21 nëntor 2022 Në ora: 21:28
Haki Abazi

Pas dështimit të arritjes së një marrëveshje për targat në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, ka ardhur reagimi nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi.

“Koha për të menduar me kokë të ftohët, qetësisht dhe pa emocione, pa presion dhe përtej vijave partiake. Serbia ka pasë për qëllim që të problematizoj targat dhe këtë objektiv e ka përcjellur sot. Nuk kemi nevojë për trazira në veri të vendit dhe duhet që sonte të dalim nga kjo situatë duke shtyer për 10 muaj zbatimin e planit për targat dhe të fokusohemi tek marrëveshja finale”, ka shkruar ndër tjerash Abazi, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Koha për të menduar me kokë të ftohët, qetësisht dhe pa emocione, pa presion dhe përtej vijave partiake.

Serbia ka pasë për qëllim që të problematizoj targat dhe këtë objektiv e ka përcjellur sot.

Si rezultat i mos-shtyerjes parimore të afatit për targat për 10 muaj, Serbia ka arritur që nëpërmjet targave:

➡️ të sabotojë procesin Gjermano- Françez,

➡️ të vonojë procesin e ratifikimit të marrëveshjeve në procesin e Berlinit,

➡️ të mos mbetet target i presionit nga SHBA dhe BE për mosvënien e sanksioneve Rusisë

➡️dhe të përfitoj nga rasti duke kornizuar Kosovën si kokëfortë, kornizë kjo e përgaditur me muaj të tërë.

Rrjedhimisht, marrëveshja nuk ka qenë çështje orësh siç është thënë nga naiviteti i vazhdueshëm por ka qenë qëlimisht i pamundësuar!

Nuk kemi nevojë për trazira në veri të vendit dhe duhet që sonte të dalim nga kjo situatë duke shtyer për 10 muaj zbatimin e planit për targat dhe të fokusohemi tek marrëveshja finale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat