Kurti për takimin me Vuçiqin: Nuk shkova atje për targat

Aktuale

Kurti për takimin me Vuçiqin: Nuk shkova atje për targat

Më: 23 nëntor 2022 Në ora: 12:23
Kryeministri Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti tha se të hënën nuk u takua me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në Bruksel për të folur thjesht për çështjen e targave.

Kurti në një konferencë për media tha se mori udhë drejt Brukselit për të diskutuar rreth marrëveshjes finale.

“Kur ma kanë dërguar ftesën nga Brukseli që të shkojë në takim me presidentin e Serbisë, arsyeja kryesore pse kam shkuar nuk janë targat. Unë kam shkuar që të fillohet të diskutohet propozimi për marrëveshjen finale, se prandaj jam kryeministër. Nuk mund të shkojë kryeministri në Bruksel me prioritet targat”, tha Kurti.

“Prej 18 gushtit, struktura e takimeve është e qartë, pika e parë korniza: korniza e përgjithshme e marrëveshjes. Unë për këtë gjë kam shkuar. Ata hoqën dorë nga propozimi i BE-së”, shtoi kryeministri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat