Ambasadori amerikan në Beograd: Të shtyhet afati për targat së paku për 1 vit

Aktuale

Ambasadori amerikan në Beograd: Të shtyhet afati për targat së paku për 1 vit

Më: 23 nëntor 2022 Në ora: 13:18
Christopher Hill

Ambasadori i SHBA-së në Beograd, Christopher Hill, ka thënë se duhet pezulluar vendimi i Qeverisë së Kosovës për targa së paku për një vit dhe se Kosova e Serbia duhet zgjidhur çështjet më të rëndësishme, raporton televizioni serb “N1”.

“Rajoni ka nevojë për qetësim”, ka thënë Hill gjatë një vizite në Institutin për Gjenetikën molekulare dhe gjenetikën inxhinierike.

“Është e nevojshme të zgjidhen problemet më afatgjate, që serbët në Kosovë ta dinë se si do të duket jeta e tyre.

Kosova gjithashtu ka nevojë për të pasur perspektivën e një pozicioni ndërkombëtar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat