Avancohet bashkëpunimin në luftën kundër krimit mes Prokurorisë së Shtetit të Kosovës dhe Malit të Zi

Aktuale

Avancohet bashkëpunimin në luftën kundër krimit mes Prokurorisë së Shtetit të Kosovës dhe Malit të Zi

Më: 24 nëntor 2022 Në ora: 16:02
Foto nga takimi

“Prokuroritë e Shtetit të Kosovës dhe Malit të Zi do të vazhdojnë të avancojnë bashkëpunimin në të gjitha nivelet për të përmbushur nevojat e luftës efektive kundër të gjitha llojeve të krimit.”, kështu u dakorduan në Podgoricë U.D e Prokurores Supreme e Shtetit të Malit të Zi, Maja Jovanović dhe U.D Kryeprokurori i Shtetit të Kosovës, Besim Kelmendi.

“Jemi të vetëdijshëm për faktin që anëtarët e grupit kriminal bashkohen lehtësisht, se bota e tyre nuk njeh kufij dhe procedura burokratike. Pikërisht për këtë, për ne është veçanërisht e rëndësishme arritja e një bashkëpunimi direkt i cili do të mund të përshpejtonte veprimet konkrete të prokurorive të Malit të Zi dhe Kosovës”, tha U.D. Prokurorja Supreme e Shtetit, Maja Jovanoviq.

Ndërsa, U.D. Kryeprokurori i Shtetit i Republikës së Kosovës, Besim Kelmendi, theksoi se përmirësimi i bashkëpunimit dhe veprimet e përbashkëta do të kontribuojnë njëkohësisht si në parandalimin ashtu edhe në luftimin e të gjitha llojeve të krimit, në radhë të parë të krimit të organizuar.

Bashkëbiseduesit, siç u bë e ditur në komunikatë, konstatuan se bashkëpunimi i dakorduar në periudhën e ardhshme do të rezultojë në përshpejtimin e procedurave në çështje të veçanta. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat