Gërxhaliu: Dialogu, litar në fyt për Kosovën, lë pak hapësirë për ekonominë

Aktuale

Gërxhaliu: Dialogu, litar në fyt për Kosovën, lë pak hapësirë për ekonominë

Më: 26 nëntor 2022 Në ora: 15:58
Safet Gërxhaliu

Eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, vlerëson se agjenda politike dhe procesit i dialogut në Bruksel është duke e penguar Kosovën që të ecë ekonomikisht.

“Kjo agjendë po del të jetë përcaktuese për shumë procese në Kosovë. Dialogu dhe agjenda politike është shndërruar në një litar në fyt për Republikën e Kosovës. Kështu mbetet pak hapësirë për ekonominë, racionalitet dhe veprime të mirëfillta”, është shprehur Gërxhaliu.

Duke folur për miratimin e Ligjit të Pagave në qeveri si dhe atij për zyrtarët publikë, Gërxhaliu, ka thënë se me të ulen pagat në vend.

“Nuk besoj që ka të bëjë me rritje të pagave të pagave, por me ulje. Ka sektorë që goditen direkt nga një vendim i tillë. Vendimi për uljen e pagave në gjyqësor është vendim i ngutshëm”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat