Gjykata Speciale, pretendimet për dëshmi të rrejshme ndaj Thaçit dhe Veselit

Aktuale

Gjykata Speciale, pretendimet për dëshmi të rrejshme ndaj Thaçit dhe Veselit

Më: 26 nëntor 2022 Në ora: 22:27
Ilustrim/ Bota sot

Një person i Shërbimit Sekret Serb ka bashkëpunuar me Prokurorinë e Specializuar dhe ka ofruar dëshmi të rrejshme kundër Hashim Thaçit e Kadri Veselit. Këto janë pretendimet e avokatit të Kadri Veselit, Ben Emmerson, i cili këto pretendime i ka dorëzuar në Gjykatën Speciale.

E tërë kjo lidhet me dosjet që  dorëzoheshin në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës para dy vjetësh.

Në parashtrimin e dorëzuar në këtë Gjykatë nga Emmerson, thuhet se në tetor 2022, një dëshmitar doli për të pretenduar se Veseli dhe Thaçi ishin përgjegjës për dokumentet e zbuluara që ishin në qendër të Gucatit.

Sipas këtij parashtrimi thuhet se këtë vit, dëshmitari i tërhoqi pretendimet e tij dhe pretendoi se jo vetëm që ai kishte gënjyer, por se ishte vënë në gënjeshtër nga një informator i cili ka qenë në kontakt të rregullt me Prokurorin e Specializuar. Më tej thuhej se të dy individët duket se kanë lidhje me inteligjencën serbe, raporton RTK.

Këtë, avokati i akredituar në Dhomat e Specializuara, Artan Qerkini e ka quajtur si skandal të radhës të Prokurorisë së Specializuar në Hagë.

Ai ka thënë se Prokuroria si organ shtetëror nuk duhet të mbështetët në provat e inteligjencës, sepse provat që vijnë nga Serbia dihet se nuk mund të jenë të mira për të pandehurit.

” Marrë parasysh edhe skandalet e tjera edhe këtë skandal të fundit vërtetë kredibiliteti i prokurorisë nuk është në nivelin që duhet të jetë sepse prokuroria e ka për obligimi zbardhjen e rasteve e jo vetëm të merrë prova madje të falsifikuara”, thotë Qerkini.

Taulant Hodaj po ashtu avokat i akredituar në Dhomat e Specializuara ka thënë se Kosova mund të reagojë në këso lloj rastesh kur është në pyetje prekja e interesit vital të Kosovës.

” Në kuadër të rregullave dhe procedurave lejohet që autoritete e Kosovës të bëjnë parashtrime të caktuara … dhe mund të veprojë kur preket interesi vital i Kosovës. janë institucionet e autorizuara që mund të bëjnë këtë dhe jo çdo deputet e kështu me radhë. Besoj që Kosova duhet ta ketë një ekip të fuqishëm i cili duhet t’i mbikëqyrë këto dhe të bëjë parashtrimi konform rregullave dhe procedurës në çdo rast kur shihet që veprime konkrete përmes një dëshmie mund të preket interesi vital i Kosovës”, thotë Hodaj.

Që nga nëntori i vitit 2020, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi gjenden në paraburgim në Hagë, nën pretendimet e Gjykatës Speciale për akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat