Mbledhja Shqipëri-Kosovë, Basha nga Kuvendi: Një moment emocionues në prag të Pavarësisë

Aktuale

Mbledhja Shqipëri-Kosovë, Basha nga Kuvendi: Një moment emocionues në prag të Pavarësisë

Më: 27 nëntor 2022 Në ora: 11:46
Foto nga takimi

Edhe pse nuk ka qenë shumë i pranishëm në Kuvend, ish-kreu i PD-së, Lulzim Basha nuk kishte si të mungonte në seancën e parë plenare të përbashkët Shqipëri-Kosovë.

Ai ka publikuar një foto në rrjetet e tij sociale i ulur bashkë me ligjvënës të tjerë të Partisë Demokratike dhe kolegë nga Kosova.

Basha: Nisim sot mbledhjen e parë të përbashkët të Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës. Një moment i bukur dhe emocionues në prag të ditës së Pavarësisë dhe themelimit të Shtetit shqiptar.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat