Hamiti i LDK-së thotë se Kurti ishte i paaftë për ta kuptuar mesazhin për gjendjen në veri

Aktuale

Hamiti i LDK-së thotë se Kurti ishte i paaftë për ta kuptuar mesazhin për gjendjen në veri

Më: 29 nëntor 2022 Në ora: 00:02
Muhamet Hamiti

Muhamet Hamiti nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti “ishte i paaftë për ta kuptuar mesazhin në kohën e duhur”.

Ai në T7 te DPT te Fidani, ka thënë se Kurti ka gabuar që dialogun e ka fokusuar te çështja e targave.

“Ishte i paaftë për ta marrë mesazhin në kohën e duhur. E ka kuptuar vonë situatën e ka thënë vetë në intervistë për gazetën gjermane”, ka thënë Hamiti.

Ka shtuar se Kurti i ka të gjitha mekanizmat e shtetit për të pasur informacione për gjendjen në Veriun e Kosovës.

Po ashtu ka hedhur një mori akuzash për qasjen e Qeverisë Kurti ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat