Logopedi që keqtrajtoi 3-vjeçaren s’po trajtohet për lëndimet nga rrahja, por për probleme tjera shëndetësore

Aktuale

Logopedi që keqtrajtoi 3-vjeçaren s’po trajtohet për lëndimet nga rrahja, por për probleme tjera shëndetësore

Më: 29 nëntor 2022 Në ora: 18:14
Logopedi nga Gjilani, Iljasa Fazliu

Logopedi nga Gjilani, Iljasa Fazliu që dyshohet se ka keqtrajtuar psiqikisht një vajzë 3-vjeçare brenda ordinancës së tij është duke u trajtuar në Spitalin e Gjilanit.

Fazliu ka shfaqur shqetësime me tension të ngritur të gjakut si dhe hiperglikemi.

Këtë e ka konfirmuar drejtori i këtij spitali Arsim Emini, i cili theksoi se logopedi Fazliu nuk është duke u trajtuar për lëndime trupore fizike.

“Pacienti është pranuar pardje nga mjeku kujdestar i repartit internistik për shkak të shqetësimeve me tension të ngritur të gjakut dhe me hiperglikemi( sheqer i rritur në gjak). S’është duke u trajtuar për lëndime trupore fizike por për shkak të problemeve të tjera internistike. Gjendja e tij është stabile, por po vazhdohet trajtimi në spital nga mjekët e repartit të internes”, tha Emini.

Drejtori i Spitali bëri të ditur se sot veçse janë marrë mostrat e gjakut, dhe nesër pasi të dalin rezultatet, atëherë do të vendoset nëse logopedi Iljasa Fazliu do të kthehet në paraburgim, apo do të vazhdojë qëndrimin në spital.

“Sot janë marrë mostrat e gjakut dhe në bazë të rezultateve nesër vendoset për trajtimin e mëtejmë në spital apo kthimin në paraburgim”, shtoi Arsim Emini, drejt i Spitalit të Gjilanit.

Dje, Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh logopedit, Iljasa Fazliu, si dhe dy familjarëve të 3-vjeçares të cilët e rrahën atë në njërën nga kafenetë e Gjilanit në rrugën “Mulla Idrizi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat