Vrasja në oborrin e QKUK-së, Bunjaku-Rexhepi: Krim i dyfishtë çnjerëzor

Aktuale

Vrasja në oborrin e QKUK-së, Bunjaku-Rexhepi: Krim i dyfishtë çnjerëzor

Më: 30 nëntor 2022 Në ora: 19:50
Valentina Bunjaku Rexhepi

Deputetja nga radhët e LDK-së, Valentina Bunjaku Rexhepi ka reaguar pas vrasjes së gruas shtatëzënë  në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Bunjaku Rexhepi ka kërkuar nga institucionet e Kosovës të bëjë gjithçka për mbrojtjen e të gjitha të drejtave të grave.

Njoftimi i plotë:

Sipas medias kosovare, dyshohet se një grua shtatzënë është vrarë para objektit të Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Drejtësia ta bëjë prioritare këtë rast dhe të merret dënimi maksimal për përgjegjësin. Shteti i Kosovës duhet urgjentisht të bëjë gjithçka për mbrojtjen e të gjitha të drejtave të grave, e veçmas të ruajë të drejtën për jetë. Më pikëlloi rëndë ky rast dhe kërkoj që shteti tashmë të veprojë me çdo mekanizëm.

Ky është krim i dyfishtë çnjerëzor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat